Manchester United, akord me Griezmann për transferimin

02.02.2017 10:29:48

Antoine Griezmann duhet të largohet nga Atletico Madrid në merkaton e verës së ardhshme për t’u bashkuar me Manchester United. Thuhet se francezi është pajtuar me klubin nga “Old Trafford”, duke miratuar kushtet e një kontrate të ardhshme. 25-vjeçari duhet të marrë të njëjtën pagë vjetore si Paul Pogba te “Djajtë e Kuq”, ose 17.7 milionë euro. Nëse Manchester United ka një marrëveshje paraprake me francezin ndërkombëtar (39 ndeshje, 14 gola me transalpinët), klubi anglez ka ende për të rënë dakord me “Colchoneros”.

Duke qenë nën kontratë deri në vitin 2021, Griezmann ka një klauzolë lirimin prej 100 milionë eurosh. Atlético Madrid nuk do ta japë lojtarin e vet më të mirë për më pak, ndaj Jose Mourinho duhet ta paguajë shumën e plotë të kësaj klauzole. Për klubin e njohur nga Manchesteri, kjo gjë nuk përbën problem. Golashënuesi më i mirë i Europianit të fundit duhet të bëhet lojtari i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit, vetëm pas Paul Pogba. /telesport.al/