Manifestimi në Koshare, “Ditët e shqipes 2017”

Manifestimi në Koshare, “Ditët e shqipes 2017”

09.04.2017 14:19:35

Në Kosharë ka filluar manifestimi “Ditët e shqipes 2017”, nën patronatin e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa. Aty po merr pjesë edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Ky manifestim që po jepet drejtpërdrejt në RTK po mbahet në përkujtim të Betejës së Kosharës, me ç’rast u thye para 18 vitesh kufiri shqiptaro-kosovar. Ndërkohë, që nga ora 10 aty janë bërë homazhe tek varret e dëshmorëve.