Manjani ‘kunja’ qeverisë: I çuditshëm injorimi i Ditës së Republikës, komunistët nuk ishin të vetmit themelues

11.01.2017 11:13:38

Sot është 11 Janar, dita kur Shqipëria u bë Republikë Popullore, 2 vite pas çlirimit. Por siç duket pasardhësit e komunistëve e kanë harruar këtë ditë, që ua ka kujtuar ministri i LSI-së, Ylli Manjani.

Ministri i Drejtësisë, Manjani, ka hedhur “kunja” ndaj qeverisë në lidhje me lënien në harresë të Ditës së Republikës, 11 janarit.

“Shumë i çuditshëm ky ‘injorim’ i vazhdueshëm i ditës së Republikës. Komunistët nuk ishin të vetmit themelues të saj” shkruan ministri i LSI në Twitter.

Shumë i çuditshëm ky “injorimi” i vazhdueshëm i ditës së Republikës! Komunistët nuk ishin të vetmit themelues të saj…!