Manjani letër homologut francez: Haradinaj është liruar nga akuzat e Serbisë

06.01.2017 14:48:03

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i ka dërguar një letër homologut të tij francez, Jean-Jacques Urvous, lidhur me ndalimin e Ramush Haradinajt. Ai u bën thirrje autoriteteve franceze që të mos e ekstradojnë Haradinajn.

“Shteti serb keqpërdori aksesin në Interpol për qëllime politike. Haradinaj është liruar nga akuzat që ngre Serbia. Do të vlerësoja refuzimin tuaj të çdo kërkese për ekstradimin e tij. Do t’ju lutesha për transmetimin e këtij shqetësimi autoriteteve gjyqësore franceze për lënien e lirë të tij”, thuhet në letër.