MAPL vazhdon përkrahjen e komunave

08.05.2017 10:28:54
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Bajram Gecaj, dhe kryetari i Komunës së Suharekës, z. Salih Asllanaj, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për financimin e projektit, “Ndërtimi i Qendrës Turistike në fshatin Mushtisht – Amfiteatri faza e II-të “.
Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes Zëvendësministrit Gecaj dhe kryetarit Asllanaj, u realizua në kuadër të mbështetjes të MAPL-së, për financimin e projekteve me interes për qytetarët.