Maqedoni – Arrest për pesë stërshitës dhe ndërmjetësues të drogës

01.09.2016 09:35:24

Gjykata Themelore Shkupi 1 kumtoi se pesë personave të përfshirë në aksionin më të ri policor të cilët janë të dyshuar për “prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore” u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Ministri maqedonas i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov dje ka informuar se në aksionin policor të kryer në Sveti Nikolë, Shtip dhe Shkup  janë arrestuar pesë persona, njëri ende kërkohet, ndërsa njëri është veçmë në paraburgim.