Maqedoni/ Ndërron jetë 27 vjeçarja me koronavirus, një javë më parë lindi fëmijën e saj të parë

08.04.2020 20:31:18

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Maqedoni pas rasteve të identifikuara me koronavirus. Një 27 vjeçare e cila rezultonte pozitive ndaj koronavirus ka ndërruar jetë një javë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj. Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites”, mjeku shqiptar Aliriza Osmani ndau të dhënat e fundit nga Kumanova, teksa u shpreh se ky virus nuk kursen më askënd.

“Në Kumanovë për momentin në përgjithësi është gjendje stabile. Nuk është një situatë e vështirë. Një  27-vjeçare ka lindur para një jave dhe sot ndërroi jetë. Ishte e konfirmuar me COVID-19. Nuk e ka transferuar te foshnja virusin. Virusi nuk bën një farë zgjedhje prej moshës. Lindja ka qenë e vështirë dhe është kryer lindje cezariane”

Sa i përket gjendjen e personelit mjekësor mjeku shqiptar u shpreh se një numër jo i vogël mjekësh kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19.  “Unë jam në repartin e infektivit në Kumanovë. Kemi patur 4 infektologë, 2 kanë dalë pozitivë nga testi.

Gjithashtu edhe një mjek tjetër. Një anestezist dhe një urolog kanë rezultuar pozitivë gjithashtu. Unë kam kryer dy teste dhe kam dalë negativ. Unë kam qenë në 2001-shin prezent në luftë. Nuk ndihem i rrezikuar. Ne jemi mjekë dhe pranojmë punën që kryejmë”.

Aktualisht në Kumanovë statistikat janë; 617 të infektuar, 30 të vdekur, 35 te shëruar. Ndërkohë numërohen 18 raste të reja .Nga 617 mjekë, 10%  e tyre rezultojnë të infektuar.