Maqedoni, rekord i ri i alkoolit në gjak

30.08.2016 11:16:13

Si duket varshmëria nga alkooli në Maqedoni po shënon rritje, dhe jo vetëm kaq, ky ves është edhe shkaktari i sëmundjeve të ndryshme, por si duket për qytetarin e Prilepit kjo ndoshta nuk krijon ndonjë problem serioz, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Maqedonasi nga Prilepi llogaritet si njeriu i cili ka pasur më shumë promil alkool në historinë e Maqedonisë. Ai para katër viteve në polici ka fryrë në aparatin e alkoolmatësit dhe i është zbuluar 4.83 promil alkool në gjak.

Kurse rekordin botëror e mban dikush tjetër, ku i është zbuluar 12.83 promil alkool. Ai vdiq në një aksident kurse rezultatet e obduksionit i shokoi edhe autoritete.