Maqedonia dhe Kosova do ta përmirësojnë këmbimin tregtar

16.08.2016 18:17:05

Ministri i ekonomisë, Driton Kuçi, gjatë ditë së sotme në hapësirat e Ministrisë ka realizuar një takim dypalësh me ministren kosovare për tregti dhe industri, Hikmete Bajrami.

Në takim është biseduar për bashkëpunimin rrjedhës në sferën e tregtisë dhe ekonomisë si dhe për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët për thellimin e këtij bashkëpunimi.

Përndryshe gjatë viti të kaluar nga Kosova në Maqedoni kanë hyrë 69.573 kamionë, ndërsa nga Maqedonia në Kosovë 71.253 me mallra të ndryshme.

Të dy ministrat janë pajtuar për aktualizimin e çështjes për hetimin e mundësisë për doganimin e mallrave në kalimin kufitar Jazhincë, që do të thoshte një lehtësim për bizneset e të dy vendeve.

Në takimin dypalësh ministrat janë marrë vesh që së shpejti të organizohet një takim i përbashkët mes përfaqësuesve të komunitetit të biznesit nga të dy vendet me se do të kontribuohet për projekte të reja afariste.

Ministri Kuçi ka shfrytëzuar këtë takim për tu falënderua për ndihmën që institucionet dhe kompanitë nga Kosova e kanë dërguar në zonat e prekura nga vërshimet.