Marko Gjuriq thotë se Serbia do të vazhdojë të ndihmojë financiarisht serbët e Kosovës

20.03.2017 17:09:43

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq sot ka thënë se shteti i Serbisë do të vazhdojë të ndihmojë financiarisht serbët e Kosovës.

Ai ka deklaruar se këto ndihma janë të domosdoshme, pasi sipas tij serbët e Kosovës varen direkt nga to.

Gjurqi këto deklarata i bëri në një takim me studentët e Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd, ku foli rreth sistemit institucional në Serbi.