Marrëveshja me Greqine dhe vizita ne SHBA e z. Lato dhe z. Aliu

14.11.2017 09:45:35

Nga Elena Kocaqi

Greqia festoi me valle nje marrëveshje me Shqipërinë, klauzolat e se ciles ende nuk jane bërë publike. Kur Greqia kercen pas nje marrëveshje me Shqiperinë rezultati është mëse i qartë. Ndërkohë nje delegacion i Republikes se Camërisë i kryesuar nga Presidenti z. Lato dhe kryeministri Z. Aliu, ndodhen për një vizitë në SHBA qe prej dites se djeshme, qellimi i se ciles është pikërisht problemi me Greqine për Camërinë.
Z Lato pati sot takime dhe dha nje interviste ne Senatin Amerikan dhe pritet të zhvilloj disa takime në ditët në vazhdim për çështjen çame. Pritet qe kjo vizitë ti jap problemit çam nje dimension pozitiv, pasi dihet qe SHBA-te jane aleati natyral dhe strategjik i kombit shqiptar. Kjo vizitë zhvillohet pikërisht tani qe Greqia e injoroj sërish zyrtarisht çështjen çame dhe diplomacia shqiptare as pati guximin qe të bënte kerkesa, jo me te arrinte marrëveshje. Diplomacia zyrtare shqiptare ka qenë gjithmon inferiore perball asaj greke qe e ka shantazhuar Shqipërinë me veton ne BE. Marrëveshja qe ka si objekt pikerisht ceshtjet teper delikate si kufiri dhe çështja çame ende nuk është bërë transparente. Por nga të dhenat e deri tanishme thuhet se u arrit marrëveshje me Greqine qe çamet mund te vizitojnë vendin e tyre qe ne fakt ne kuadër te levizjes pa visa, këtë gjë atyre nuk ua ndalon dot askush dhe kjo per qeverinë shqiptare është një arritje qesharake. Kjo eshte nje nga arsyet qe problemi çam nuk duhet lënë ne duart e diplomacisë zyrtare shqiptare por duhet zgjidhur ne rrugë te tjera diplomatike, ku SHBA-të si faktori kryesor mbeshtetes i shqiptarve në Ballkan te kenë rolin e negociatorit dhe ndermjetsuesit kryesor, midis Qeverisë së camëve dhe arvanitëve dhe Greqisë.