Kreu i shtetit Ilir Meta mësohet se i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit në lidhje me një nga debatet që tashmë ka marrë jehonë jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe saj siç është ajo e një marrëveshje ‘sekrete’ me Greqinë.
Sipas të njëjtit burim, në letër nuk kërkohen vetëm negociatorët, por Presidenti i Republikës kërkon të dijë nga qeveria edhe sa i takon parimeve të negociimit me palën greke sa i takon zgjidhjes së dy çështjeve të nxehta, marrëveshjes për ‘Detin’ dhe shfuqizimin e Ligjit të Luftës.Më herët u raportua në media se presidenti Meta i kishte kërkuar Bushatit përfaqësuesin e tij në tryezën e negociatave. Është e paqartë nëse letra e cilësuar “sekret” ka mbërritur në adresën e ministrit të Jashtëm, Bushati.