Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian

31.01.2017 14:03:00

“Në fund të vitit të kaluar, kemi nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, marrëveshje kjo e cila e bënë Kosovën pjesë të tregut prej 500 milionë konsumatorëve, dhe përmban në vete një mbrojtje kalimtare për produktet e Kosovës.

Tani po punojmë në rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve për këtë treg, në suaza të Programit të Reformave Evropiane. Kosova ka një popullatë të re, ku mbi 50% janë më të rinj se 26 vjeç, shumë dinamike dhe e përshtatshme për treg të punës. Në tregun e punës, çdo vit hyjnë rreth 22 mijë të rinj. Në vitin 2015 kemi arritur rritje ekonomike prej 4%, këtë vit parashohim po ashtu rritje ekonomike prej rreth 4% dhe një rritje më të madhe të punësimit”, ka thënë kryeministri Mustafa në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Italisë.
Kryeministri Mustafa ka folur për infrastrukturën, energjinë, tregun financiar, bashkëpunimin në regjion dhe me institucionet financiare ndërkombëtare, lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar, kryeministri Mustafa ka veçuar bashkëpunimin me BERZH-in, FMN-në, Bankën Botërore dhe agjencione e saj, si dhe Bankën Evropiane Investive.

Në linkun më poshtë gjeni fjalimin e kryeministrit gjatë këtij takimi:

 

Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës
Fotografia e Lidhja Demokratike e Kosovës