Masa e sigurisë, Murataj e Sinani: S’kemi lidhje me grabitjet në Rinas

18.03.2017 17:50:43

“Në kohën kur ndodhi grabitja kam qenë te dentisti” mësohet të jetë shprehur Aleksandër Murataj përpara togave të zeza, e cila sot vendos ndaj tij masën e sigurisë së arrestit me burg. Ndërkohë i dyshuari tjetër si bashkëpunëtor në grabitjen e parave të bankave në rrugën e Rinasit, Dritan Sinani  ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

“Nuk kam lidhje. Admir Muratajn e kam vetëm shok”, ka thënë ai në seancën që u zhvillua paraditen e sotme në Gjykatën për Krime të Rënda. Pavarësisht pretendimeve të Murataj dhe Sinanit, gjykata vendosi masën e sigurisë “Burg pa afat”.

Ata u arrestuan dy ditë më parë, ndërkohë sot u bë vlerësimi i masës së sigurisë. Avokatët mbrojtës quajtën të paligjshëm ndalimin e klientëve të tyre ndërsa prokuroria kërkoi masën e sigurisë ‘Arrest me burg