Mashtrimet me “Call center”, Prokuroria Speciale bllokon 700 mijë euro

01.04.2021 23:27:11

Aksioni i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i nisur një ditë më parë në “Call center” në 17 lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Ferizaj, ka vazhduar edhe sot.

Prokuroria Speciale njofton se gjatë ditës së sotme janë ngrirë shtatëqindmijë (700.000) euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë e “Call center” në mënyrë të kundërligjshme, lidhur me veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Krimit të organizuar”.

Suksesi i biznesit tënd meriton zyrat e ëndërrave, si këto në Dukagjini Center.

Sipas PK-së, personat e dyshuar në këtë rast kanë joshur dhe mashtruar qytetarët e ndryshëm nga Gjermania përmes platformave online “call center” duke iu ofruar për të investuar në aksione të ndryshme, si dhe në kriptovaluta që në këtë rast kanë qenë platforma fiktive dhe të dyshimtit kanë përvetësuar shuma të mëdha të hollash.

“Deri më tani nga ky operacion janë ngrirë shtatëqindmijë (700.000) euro, janë sekuestruar njëqindegjashtëdhjetëmijë (160.000) euro, gjashtë (6) vetura, janë arrestuar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe një numër i konsiderueshëm i kompjuterëve, serverëve dhe telefonave mobil e të cilët janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe dokumentacion i nevojshëm që do të përdoren në procedurat e mëtutjeshme,