Mashtrimi i madh komunist!

11.03.2019 20:10:54

Nga Ahmet Asani

Nuk u morr vesh asnjeherë pse shqiptarët e Shqipërisë Revolucionin Demokratik nuk e filluan ne v. 1981, por e lanë ta bënin me vonesë në v. 1991? Le që e lanë Revolucionin Demokratik të vonuar për 10 vite, por si për qef të Serbisë, neve që ishim mësuar të jetonim në një sistem me prona private, me liri të lëvizjes e punës në vend e perëndim, në një sistem të cilin me të drejtë diktatori Enver Hoxha e quante “teori dhe praktikë kapitaliste”, na e futën ideologjinë stalinisto-kooperativiste!
Imagjinoni sikur nga 11 marsi i v. 1981 ne Kosovë e Diaspore bashkë me kërkesën ‘Kosova Republikë’, të kishte filluar te kërkohej panderperë edhe Pluralizmi Demokratik! Mendoj se Mashtrimi me i Madh i të gjitha kohërave që Shqiperia i ka bërë Kosovës dhe Diaspores shqiptare, ka qene mu ky i PPSH-es në bashkëpunim me UDB-ën Rankoviçiste gjatë periudhes 81-91! Në menyrën më të poshtër të mundshme është shfrytëzuar ndjenja patriotike dhe terri informativ, qe rinia shqiptare ne Kosovë e viset e saja dhe diaspora ne perëndim, te indoktrinohej deri ne ate masë, sa te besonte se demokracia pluraliste është terri kurse monizmi Stalinist drita!? Sikur t’mos ishte bërë kjo vonesë një dekadëshe në Shqiperi, sikur rinia e Kosovës mos t’ishte infektuar nga virusi Stalinist, sot Kosova dhe Shqiperia do të ishin të zhvilluara ekonomikisht, stabile politikisht, pa problemet qe i kanë dhe dyjat moti do ishin bërë anëtare të BE-së!