Mashtrimi i Shpend Ahmetit me trafikun urban

04.03.2017 11:53:02

Në fushatën për zgjedhjet lokale 2013 , kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, fliste e fliste për rregullimin e komunikacionit në kryeqytet sa që nuk hezitonte të premtonte realizimin e stilit të menaxhimit sipas kryetarit të Bogotës, Enrique Penalosa .

Nga Netja M. Bejtja

Ahmeti gjatë fushatës pati premtuar rregullimin e trafikut në Prishtinë dhe transport për të gjithë, ku siç thoshte ai, qëllimi është që prej pikës A deri në pikën B, me transport publik të shkohet për 5 minuta. Por, komunikacioni në Prishtinë vazhdon të jetë shumë i rrëmujshëm dhe i çrregullt edhe pse qeveria e Kosovës e ka ndihmuar Komunën për këtë qēllim me 10 milion Euro dhe disa projekte tjera përcjellëse. Ahmeti e kishte quajtur gabim të madh urbanistik planifikimin e qeverisjes së kaluar për zgjerimin e korsive në hyrje të kryeqytetit dhe për zgjidhjen e problemit të komunikacionit në Prishtinë fokusin e kishte përqendruar më shumë te përmirësimi i sistemit të transportit publik. Kryetari Ahmeti kishte premtuar reformim të thellë të tij, kishte premtuar edhe një sistem të linjave me orar të parashikueshëm apo GPS i cili do të mbulonte të gjitha lagjet, por gjithçka vazhdon të jetë ende pa orar e që qytarët presin deri 20 minuta në stacione në stacione të autobusëve. Pastaj, kryetari Ahmeti kishte premtuar edhe sistem të ri të pagesave dhe transport publik falas për pensionistë, raste sociale dhe grupe të tjera të rrezikuara, si dhe kufizim të qarkullimit të makinave në qendër, por as pjesërisht nuk mund të vlerësohet se i ka adresuar këto premtime. Ahmeti premtonte gjithashtu se në kuadër të politikave që do të ndërmarrë Komuna e Prishtinës për komunikacionin e qytetit, si prioritet ka organizimin e parkingjeve në kryeqytet, me qëllim të lehtësimit të qarkullimit në komunikacion. Këto ishin disa nga premtimet e këtij kryetari premtime që ne qytetarët e këtij qyteti do t’i kujtojmë si vetëm premtime sa herë do bllokohemi në komunikacion , sa herë bllokohmi në parkingje apo sa herë parashikojmë ardhjen e autobusit – do vijë edhe një minut ,jo pesë jo….