Matura 2017, sërish kopjime në Facebook (Video)

14.06.2017 21:12:06
Gjatë ditës së sotme është mbajtur Provimi i Maturës në nivel të Kosovës.
Rreth 30 mijë maturantë iu nënshtruan këtij testi.

Edhe pse u tha se nuk do të lejohen kopjimet e dallaveret, ato nuk munguan, njofton Klan Kosova.

Pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore mbahet më 24 qershor 2017. Ndërkaq rezultatet do të shpallen më 30 qershor.