Në diskutimin e mbajtuar nga Komisioni i Maturës Shtetërore për përgatitjet dhe për organizimin e Maturës Shtetërore 2018 ishte i pranishëm edhe ministri i arsimit Shqyri Bytyqi, raporton Zëri.info
Ai ka thënë që ndryshimet për Maturën Shtetërore 2018 janë bërë për shkak të shqetësimeve në lidhje me mbarëvajtjen e këtij procesi.
“Ka pasur shqetësime për mbajtjen e testit të maturës dhe qëllimi është që të nxjerrim rezultate reale. Mbjatja në katër ditë me qëllimin që të ketë mbarëvajtje të testit” tha ai.
Sipas Bytyçit, do të zhvillohen gara në formë reale, dhe ky test i maturës do të këtë moton e tij.
“Ministria do të arrij ta administroj mirë këtë test dhe mbi këtë do të mirren masa se çka do të ndryshohet dhe masat do të jenë veç e veç për secilën komunë”, ka thënë ai.
Kryetar i kominisionit, Fehmi Hysenaj, për maturën shtetrore tha që testi do të ketë ndryshime si dhe do të bëhet përgaditja e administruesve.
“Me nga dy pjesë me gjithsej 200 pyetje, nuk do të lejohen telefonat mobile, komisioni shtetëror ka marrë vendim qe ditën e testit t`ua ndaloj edhe administruesve posedimin e telefonëve”, ka thënë ai.
Ai i uroi sukses të gjithë maturantëve që do të hynë në test si dhe u bë tërheqja e shortit për fillimin e testit. Ferizaji dhe Gjilani do të jenë qytetet e para të cilat do ti nënshtrohen testit.
Prishtina do të jetë komuna e dyta për mbajtjen e testit. Regjioni i Prizrenit dhe i Gjakovës do të jetë në ditën e tretë.
Mitrovica dhe Peja do të jenë në ditën e katërt. Sipas shefit të Komisionit pytjet do të jenë ekuivalente dhe do të ndryshojnë nga regjioni në regjion.






































