Maxhuni: Dëshirojnë t’i sjellin militantët e VV-së në banesat në “Dardani”

19.09.2016 19:16:38

  Policia e Kosovës sot ka tentuar për të liruar 130 banesa që i takojnë Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë, por banorët kanë rezistuar dhe si pasojë ka pasur edhe përleshje mes të dy palëve që kanë përfunduar edhe me të lënduar.

Një nga banorët e banesave, profesori i teknologjisë ushqimore, Shukri Maxhuni, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se ata kanë investuar në këto banesa, ndërsa tash po u mohohet e drejta mbi to.

“40 të lënduar dhe dhjetëra të lënduar është bilanci nga ndërhyrja e sotme dhe krejt kjo falë kryetarit të Komunës. Ne i kemi bërë për banim këto banesa, duke univestuar në to, si instalimin e rrymës, ujit, kanalizimit dhe të tjera. Madje ne kemi bërë edhe kërkesa për t’i blerë këto banesa, kjo tash po na mohohet”, tha ai.

 Maxhuni ka shtuar se po shkelet ligji me të dy këmbët nga Gjykata ashtu si edhe Ndërmarrja Publike Banesore.

“Militantët e Vetëvendosjes po duan që t’i sjellin aty. Ligjin për to e ka sjell Kuvendi, në to thuhet se çdo shfrytëzues i tyre ka të drejtën e blerjes. Mua më është djeg shtëpia dhe nuk kam pas ku të shkojë, tash edhe quhem uzurpator”, tha Maxhuni.