Mbahet sesioni shkencor për Gjergj Fishtën

24.07.2016 17:44:32

Në një postim në facebook, Nue Oroshi ka njoftuar se sesioni shkencor për Gjergj Fishtën do të mbahet më 31 korrik 2016, në Institutin Albanologjik, në Prishtinë. Ky sesion organizohet nga shoqata “Trojet e Arbërit”. Ja postimi i tij i plotë:

“Çdo gjë e gatshme për mbajtjen e sesionit të veçantë Shkencor me temën: “Atë Gjergj Fishta Filozof, Ideolog Kombtar dhe Vizionar.”

Të nderuar Miq

Me kënaqësi ju njoftoi se çdo gjë është gati që më, 31 Korrik 2016,në Institutin Albanologjik në Prishtinë duke filluar nga ora 10 paradite të mbahet sesioni i veçantë shkencor, me temën:”Atë Gjergj Fishta Filozof, Ideolog Kombtar dhe Vizionar. Rreth veprimtarisë shumë dimenzionale të Atë Gjergj Fishtës me studimet e tyre do te paraqiten rreth njëzet ligjerues nga të gjitha Trojet Shqiptare dhe Diaspora Atdhetare. Ndërkohë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të marrin edhe librin e XIII-të me radhë që kah fundjava do të dalë nga shtypi. Ju mirpret si çdo herë me mikpritje tradicionale shqiptare Kryesia e Shoqatës “Trojet e Arbrit”.”