Mbahet tryeza “Prezantimi i rasteve të veprave penale ndaj gazetarëve”

21.06.2017 09:14:57

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit sot organizon tryezë “Prezantimi i rasteve të veprave penale ndaj gazetarëve”.

 

Në këtë tryezë do të prezantohet edhe drafti i Strategjisë së komunikimit të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës.

Në tryezë do të marrin pjesë përfaqësues nga Prokurori i Shtetit, prokurorë nga prokuroritë e Kosovës, Policia e Kosovës, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, shoqëria civile, gazetarë dhe përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare.