Mbesa e Agim Ramadanit pagëzohet me nofkën e tij ‘Katana’

05.01.2020 23:07:37

Djalit e heroit të kombit Agim Ramadani, Jeton Ramadani sot është bërë babai i një vajze.

Ai në kujtim të babait të tij vajzën e tij të sapo lindur e ka pagëzuar me emrin Katana, nofkë kjo e të gjyshit të vogëlushes së sapolindur që e mbante si komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për mbesën është gëzuar tej mase edhe bashkëshortja e heroit, Shukrije Ramadani.

Ajo ka shpërndarë disa imazhe në llogarinë Facebook, derisa ka shkruar:

“Urime Agim e Kolos motra Katana, urime Jeton e Flutura, ju falemnderit per këtë gëzim që ma falët,u rritsh me t”mira mbesa ime e vogël me emrin e madh!.”