Mbi 140 mijë të vdekur nga koronavirusi në SHBA

16.07.2020 23:38:24

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 140.200, prej të cilëve 1.011 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 71.117, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 3.619.633.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar afro 1,65 milion të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 44,8 milionë, transmeton Anadolu Agency.

Shteti i New York-ut mbetet më i godituri në SHBA, me gjithsej 430.277 raste të konfirmuara dhe 32.495 viktima, përkundër regjistrimit të një rënieje në numrin e rasteve dhe të vdekurve.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 1.972.072 raste, India me 976.826 raste dhe Rusia me 752.797.