Mbi 1700 aplikime nga diaspora për votim

18.05.2017 16:59:10

Kryeshefi i Sekretariatit në Komisionin Qendror Zgjedhor, Enis Halimi ka njoftuar se kanë pranuar mbi 1700 aplikime nga diaspora për votim.

“Deri në orën 13,00 janë pranuar nga diaspora 1 716 aplikime dhe 1 344 janë aprovuar, një aplikues është refuzuar”, ka thënë Halimi.

Këtë informatë ai e dha në mbledhjen e sotme të KQZ-së, kurse afati i fundit për aplikim për regjistrim është 22 maji