Mbi 300 bashkatdhetarë të Gjilanit i bashkohen “Ecjes së alpinistëve”

23.07.2018 14:50:01
Në kuadër të Muajit të Mërgatës, nën organizimin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan dhe klubit alpin “Gjilani”, të dielën është mbajtur aktiviteti “Ecja e alpinistëve”.

Nisja e alpinistëve është bërë nga qendra e qytetit, ka vazhduar për në Llovcë, për të përfunduar në pikën finale te Kalaja e Pogragjes.

Drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Shpresë Hajdari, është ndarë shumë e kënaqur me mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, ndërkaq ka informuar se mëse 300 bashkatdhetarë i janë bashkangjitur “Ecjes së alpinistëve”.