Mbledhja Shqipëri-Mal i Zi, Rama: Marrëdhënie vëllazërore mes vendeve

03.07.2018 11:24:48

Ka nisur mbledhja e qeverisë shqiptare dhe asaj të Malit të Zi në qytetin e Shkodrës. Kryeministri Edi Rama priti në një ceremoni zyrtare homologun e tij Duško Marković dhe kabinetin qeverisës.

Në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes,  theksoi se duhet bërë më shumë për nxitjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Rama vlerësoi fqinjësinë me Malin e Zi, duke shtuar se theksuar se ai është shembulli më i mirë i fqinjësisë dhe vëllazërisë.

“Ky është takimi i parë ndërqeveritar këtu në Shkodër. Në një qytet dhe kryeqendër ku u ndërtua më së miri dhe dëshmohen elemente kulturore. Më vjen shumë mirë ta theksoj se për ne fqinjësia e mirë me Malin e Zi është shembulli më i shkëlqyer i marrëdhënieve vëllazërore mes fqinjësh.

Ne jemi të lumtur që ndajmë kufirin me ju ashtu sikundër ndjekim shumë me dëshirë e respekt të gjithë progresin dhe përpjekjet tuaja të jashtëzakonshme që e kanë transformuar rrënjësit Malin e Zi, duke e kthyer në një model referimi për të gjithë. Kemi një dialog si skam ë të mirë politik, dhe jemi bashkë të orientuar në rrugën e integrimit euro-atlantik.

Na vjen mirë që na u dha mundësia që ta shprehim me veprim të gjithë dashurinë dhe respektin për ju, duke ju mbështetur pa rezerva në procesin e integrimit në NATO. Ndaj edhe më skeptikët mund ta shohin që anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka forcuar stabilizimin në rajon”, deklaroi Rama.

Axhenda e mbledhjes së përbashkët

Ora 10.30 -mbledhja e përbashkët fjalët hapëse;

Ora 11.00- nënshkrimi i marrëveshjes;

Ora 11.30- konferenca e përbashkët për shtyp;

Ora 12.30- forumi i biznesit