Mblidhet komisioni hetimor për Sajmir Tahirin,Edi Paloka: Verifikim ndikimeve politike

19.03.2018 12:44:01

Është  mbledhur për herë të parë paraditen e sotme komisioni hetimor për çështjen ‘Tahiri’, komision i ngritur me kërkesë të opozitës. Në fjalën e tij në hapje të kësaj mbledhjeje kryetari i komisionit Edi Paloka tha se ky komision do ta shtrijë veprimtarinë e tij në një periudhë 6-mujore.

Brenda kësaj periudhe sipas Palokës, synohet të verifikohen dhe kontrollohen veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore në parandalimin e kultivimit të kanabisit, përfshi edhe veprimtarinë e ish-ministrit Tahiri dhe pengesat e hasura në hetimin e pavarur të kësaj çështjeje si dhe verifikimi i çdo ndikimi politik në çështjen Tahiri.

Pas Palokës e ka marrë fjalën deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj e cila theksoi se hetimi lidhur me këtë çështje nuk mund të niste që gjatë mbledhjes së sotme pasi mazhoranca kishte nevojë të njihej me rregulloren dhe objektivin e hetimit të këtij komisioni. Në përfundim u la që mbledhja e radhës të zhvillohej të hënën e ardhshme në të njëjtën orë.