Mbulohet me flamuj kombëtarë rruga që të çon drejt kufirit me Serbinë

23.11.2019 19:00:57

Rruga që të çon nga Podujeva në Merdare është mbuluar e gjitha me flamuj kombëtar.

Kjo është bërë nga veteranët e UÇK-së nga Zona e Llapit, shkruan lajmi.net.

E gjithë kjo është bërë në nderim të  kapitenit të ndjerë të FSK-së, Baki Ejupi, ndërkaq që edhe familjarët e Ejupit kanë qenë të pranishëm në këtë aktivitet.

Kujtojmë, se ishte pikërisht Ejupi ai që për çdo vit stoliste këtë pjesë me flamuj kombëtarm në nderim të përvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.