Mbytet shqiptari teksa transportonte një të vdekur

31.07.2016 22:42:34

Një shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur në rrugë, rreth orës 06:00 të mëngjesi. Ngjarja ka ndodhur në Aggelokastro të Greqisë.

44-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, po drejtonte një makinë funerali, me një grua të vdekur.

Ngjarja shkaktoi trafik të rënduar në rrugë, ndërsa forcat policore, zjarrfikëse dhe autoambulanca shkuan në vendngjarje.