Më 5 shtator bëhet shugurimi i Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë

15.07.2017 13:29:27

Më 5 shtator të këtij viti do të bëhet shugurimi i Katedrales së Prishtinës “Nënë Tereza”, dhe ky është akti përfundimtar që objekti vihet në shërbim të Zotit dhe popullit.

Kjo u tha sot gjatë shpalosjes së programit të shugurimit të Katedrales “Nënë Tereza”.

Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës tha se sot ka nderin të japë një lajm të gëzueshëm pasi që Papa Françesku ka caktuar përfaqësuesin e tij që do ta përfaqësojë atë me rastin e shugurimit të objektit dhe ai është kardinali shqiptar, Ernest Troshani.