Më 7 maj, në Grenchen të Zvicrës u mabjt Kuvendi i VIII i degës së LDK-së

08.05.2017 11:40:02

Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Zvicër, më datë 07.05.2017 në Grenchen, në Zvicres zhvilloi punimet e Kuvendit të tetë zgjedhor të Degës së LDK-së, në Zvicer.
Në Kuvend ishin të pranishëm 79 delegat të dalur nga kuvendet e nëndegëve, të mbajtur para pak kohësh. Kuvendin e shpalli të hapur kryetari Haki Latifi, ku para kuvendarëve shpalosi Rendin e Ditës, ku ishte një pikë e që kishte të bënte kryesisht mbi rrjedhat e mbajtjes së Kuvendit të tetë të Degës së LDK-së në Zvicër.
Punimet e këtij Kuvendi zgjedhor i monitoruan;
Sali Morina deputet i Kuvendit të Kosovës si dhe antarë i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Sokol Haliti, kryetari i Komunës së Vitisë, si dhe antarë i Kryesisë së LDK-së në Kosovë.
Kryetari Latifi pasi morri qëndrimin e delegatëve për rendin e ditës, vazhdoi me zgjedhjen e komisioneve si rregull statutor për të vazhduar punën me Kuvendin.
Një raport të detajuar mbi punën dhe aktivitetin e Degës së LDK-së, e paraqiti Haki Latifi, ku pas paraqitjes së këtijë Raporti, i dha fjalën delegatëve në lidhje me Raportin, sugjerime, plotësime. Pati disa diskutime në lidhje me Raportin në fjalë, kryesisht të bazuara, por që kishin për qëllim, rritjen dhe masovizimin e Degës së LDK-së, në Zvicër. Të gjitha diskutimet, por edhe sugjerimet e shprehura ishin pjesë përbërse, e një kulture demokratike, siq jemi mësuar gjithmon ta kemi ne në LDK.
Raporti i kryetarit Latifi me dy vota kunder u miratue, por edhe u duartrokit nga delegatët e pranishëm.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Z. Sokol Haliti i`u derjtue delegatëv të këtijë Kuvendi, ku kërkoi ruajtjen e unitetit të LDK-së, punën dhe masovizimin e LDK-së, në Zvicër dhe kudo tjeter. Por e veqanta e këtij disktimi ishte se; LDK- ka përgjegjësi, edhe si parti lideriste, përtej të qenit vetëm si parti politike, por është e do të mbetet parti e vlerave, e proceseve që i kemi përpara, e që këto porcese e punë të mëdha, duhet të i tejkalojm me maturi, me që kemi obligime para elektoratit dhe qytetarëve të Ksovoës por edhe para miqëve tanë, që ishin pjesë përbërse e lirisë sonë, dhe Pamvarësisë së Ksoovës. Z. Haliti e përfundoi diskutimin e tijë, me thënjen e Dr. Ibrahim Rugova, i cili gjithmon thoshte, se do të mbajmë miqësi, përmannete e të përjetshme me SHBA.
Salih Morina para delegatëve shtroi nevojën e një uniteti, e një kulture demokratike, duke shpreh knaqësin e tijë të veqant, që pikrisht sot, po kamë mundsi të i ndjek punimet e këtijë Kuvendi kaqë madhështor të Degës së LDK-së, në Zvicër. Morina më tutje u ndal në të arriturat e Qeverisë së kryeministrit Isa Mustafa, për këtë periudhë kohore, tri vjeqare, duke i paraqitur para delegatëve, punën dhe përkushtimin e kësaj Qeverie të drejtuar dhe udhëhqur shumë mirë e me duar të pastërta, por duke i nënvizuar të arriturat e kësaj Qeverie si; rritja ekomomike me 4%, që është rritja më e madhe në rajon, këtë nuk po e themi ne por po e thonë të gjitha institucionet nderkombtare që janë përgjegjëse për monitorimin e punës së Qeverisë së Kosovës.
Kryetari Latifi vazdhoi tutje duke filluar me zgjedhjen e kyetari, pati propozime, pati diskutime u propozuan katër kandidatë, të cilët nuk ishin të gatshëm të futen në procesin zgjedhor, të kandidimit dhe zgjedhjes së kryetarit të Degës. por, por më në fund kuvendarët me shumicë, apsolute prej 49 delegatëve, kryetar i LDK Dega në Zvicër u zgjodh një aktivist shumë vjeqar, nënkryetari i deritashëm i Degës së LDK-së, në Zvicër zotri Arif Baftiu.
Arif Baftiu në diskutimin e tijë, shprehu konsdieratë të veqant për punën dhe aktivitetin e kryetarit të deritashëm Z. Haki Latifi, të cilin e falnderoi dhe e përgëzi por edhe kërkoi nga ai që edhe në të ardhmën të jemi të bashkuar, dhe të punojm së bashku, me që LDK-në, e në veqanti Degën e LDK-së në Zvicër e presin punë të mdha. presin punë në të ardhmen. Andaj të bashkuar, do të ecim e do të jemi shumë më të fuqishëm deklaroi kryetari i posa zgjedhur, Arif Baftiu.
Pas zgjedhjes së kryetarit vazhduan punimet e Kuvendit në ecjen e mëtutjeshme, të zgjedhjes së Kryesisë së Degës.
Me një shumicë apsolute votash u zgjodh Kryesia e Degës prej 21 antarësh. Ja vlen ta themi se i gjithë procesi zgjedhor, kaloi në një atmosfer pune, me diskutime të cilat ishin konstruktive, por me tendencër të ecjes e rrugëtimit të LDK-së, drejt gjetjes së formave e modalitetetve të angazhimit të të rinjëve dhe të rejava tana, të cilët tashmë janë gjenerata që po rritet e po shkollohet këtu në Zvicër.

Ajet Avdyli