Me autobus nga Tirana drejt Greqisë/ 55-vjeçari kalon palën shqiptare, por grekët e nxjerrin me Covid

30.08.2020 22:25:23

Një udhëtar rreth 55 vjeç ka rezultuar pozitiv, pasditen e sotme, në pikën kufitare të Kakavijës. Mësohet se udhëtari nga Tirana kishte dalë pozitiv, por pavarësisht kësaj ishte nisur drejt Greqisë.

Ai ka kaluar pa problem nga pala shqiptare, e cila nuk e bën kontrollin e testeve, pasi këto të fundit kërkohen vetëm nga pala greke.

Ka qenë pala greke që ka zbuluar testin pozitiv, duke rikthyer menjëherë për karantinim në Tiranë qytetarin.

Ai kishte udhëtuar me një autobus, ndaj dhe është bërë menjëherë dezinfektimi i mjetit. Ky precedent do të shërbejë që prej ditës së nesërme të ketë kontroll të testit edhe nga pala shqiptare.