Me ‘Benz ML’ dhe orë ‘Atlantic’/Kujtim Gjuzi inspektim blic në burgun e Fushë-Krujë: Do të shoh nga afër si….

27.05.2019 17:00:46

Deputeti më i ri i opozitës Kujtim Gjuzi bashkë me sekretarit për mbrojtjen e të dënuarve dhe persekutuarve Ido Xhevdet Pashaj kanë qenë në burgun e Fushë Krujës për të parë nga afër se si respektohen të drejtat e të burgosurve në këto ambiente. Ishte vetë Gjuzi që e bëri të ditur lajmin përmes një postimi në FB të shoqëruar me foto.

“Sot në IEVP Fushë – Krujë Institucion i Sigurisë së Lartë në shoqërim të sekretarit për mbrojtjen e te dënuarve dhe persekutuarve zotit Ido Xhevdet Pashaj u dakordësuam me zyrtarët e shërbimit dhe sigurisë për një vizitë nesër në këto ambiente të shtetit Shqiptar.

Nesër do të shoh nga afër si respektohen të drejtat njerëzore nga shtetarët e administratës me qytetarët që kryejnë dënime të dhëna nga Gjykata Shqiptare dhe Gjykata të Shteteve tjera…!” shkruan Gjuzi.