Me ftesë të presidentit Thaçi, Ilir Meta nesër qëndron në Kosovë

10.10.2017 19:54:12

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ftuar për një vizitë homologun e tij të Shqipërisë, Ilir Metën.

Kjo është bërë e ditur në agjendën e presidentit Thaçi.

“Ndërsa, në orën 11:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të tij pret në vizitë shtetërore, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Fillimisht, Presidenti Thaçi do ta pres Presidentin Meta, me pritje ceremoniale në sheshin “Ibrahim Rugova”, për të vazhduar më tej me takimin bilateral, ndërkaq në fund të takimit Presidentët Thaçi e Meta, do të kenë konferencë për media”, thuhet në komunikatën e presidencës.

Ndryshe, në sheshet e Prishtinës sot janë vendosur flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.