“Më ka kushtuar shumë”, De Biasi shpreh hapur pendimin për largimin nga Shqipëria

14.06.2020 17:56:00

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka kujtuar ditën që u largua nga Shqipëria.De Biasi ishte në krye të kuqezinjëve nga 14 dhjetori i 2011 deri në 14 qershori i 2017 duke arritur suksese të mëdha. Nuk mund të harrohet pjesëmarrja në Euro2016, aty ku Shqipëria luajti për herë të parë në një kompeticion madhor.

“Tre vite më parë vendosa të largohem nga kombëtarja shqiptare, një moment i trishtë dhe shumë i vështirë për mua”.

“Objektivi ishte që t’i jepja mundësinë zëvendësuesit tim që të kishte kohë për të njohur futbollistët. Më ka kushtuar shumë ai vendim, por si të gjithë gjërat e jetës ka një fillim dhe një fund. Një histori e bukur së cilës i kishte ardhur fundi.

“Faleminderit Shqipëri, faleminderit president Duka, faleminderit të gjithë djemve të përfshirë në rrugëtimin drejt një ëndrre, faleminderit që më bëtë të përjetoja emocionet më të bukura sportive të jetës time“, – shkruan De Biasi.