Me makinë të blinduar dhe armë, ndalohen tre persona në Tiranë

29.11.2016 12:58:37

Një 20 vjeçar ka rënë në pranga mbrëmjen e djeshme, pasi së bashku me dy shokë të tjerë kanë udhëtuar me një makinë të blinduar me pistoletë pa leje me vete.

Policia njofton se dje rreth orës 23:30 në vendin e quajtur Rruga” Unaza” në Vorë, është bërë ndalimi e me pas kontrolli i mjetit tip “Toyota ” ku kanë qënë duke udhëtuar tre shtetas, më konkretisht Xhoni Asllanaj, 20 vjeç, banues në Tiranë (Vorë), i dënuar më parë për veprën penale të “Vjedhje”.(arrestuar) për armëmbajtje pa leje’ J.Daçi 20 vjeç, banues në Vorë (Tiranë), i dënuar më parë (Neni 89).proceduar gj lire si dhe A. Kovaçi  (xhabafti) 44 vjeç, banues në Vorë(Tiranë).proceduar gjendje lire.

Policia njofton se arrestimi dhe proçedimi ne gjendje te lire i këtyre shtetasve u bë pasi nuk i janë bindur punonjësve të policisë me anë të veprimeve të tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës së shtetasit Xhoni Asllanaj u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri e tipit pistoletë e markës HS2000 si dhe një krehër me 15 fishekë kalibër 9mm. U sekuestrua ne cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pistolete dhe automjeti tip Toyota  (e blinduar).

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të “Mbajtje pa leje e armë e dhe muncionit luftarak ”si dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga Neni 278/7 dhe 242 i Kodit Penal.