Më në fund një lajm i mirë nga Covid, ja çfarë ka ndodhur në 4 ditët e fundit në vend

30.08.2020 17:28:05

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë një lajm të mirë nga situata Covid.

Ajo raporton se gjatë 24 orëve të fundit e kanë fituar betejën me koronavirusin 119 qytetarë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 119 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!?#COVID19?”, shkruan Manastirliu.

Prej disa ditësh, numri i qytetarëve të shëruar nga koronavirusi ka qenë i lartë, duke bërë që shumica e të infektuarve të mposhtin virusin e rëndë.Më në fund një lajm i mirë nga Covid, ja çfarë

“119 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5139, që nga fillimi i epidemisë. Për të katërtën ditë rradhazi, numri i të shëruarve është më i lartë se i rasteve të reja të konfirmuara me COVID19,” njoftoi dhe ministria më vonë.