MË NË FUND RATIFIKOHET NJË MARRËVESHJE KOSOVË-BE

23.07.2018 13:05:00

Kuvendi i Kosovës e arriti kuorumin për të kaluar pikën e parë të rendit të ditës, Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Ky projektligj fillimisht nuk arriti të kaloi në mungesë të kuorumit.

E deputeti Bilall Sherifi ishte ai që pati një lutje për deputetët, sa i përket këtij projektligji.

Ai tha se kjo pike e rëndit të ditës ka shumë rëndësi për biznese të vogla e të mesme që presin miratimin e këtij ligji.

Ai u bëri lutje deputetëve që të marrin pjesë në votimin e këtij ligji.

Ratifikimi i Marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian duhet t’i kenë 2/3 e votave të deputetëve.

“Ta kalojmë këtë ligj për hir të bizneseve që po presin”, tha Sherifi.