Me Pacollin flasim sikur të ishim të një nëne, tha Daçiq

09.04.2018 16:11:55

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, ka komentuar raportet e tij me politikanët e Kosovës.

Ai është pyetur për Haradinaj, Thaçin dhe Pacollin.

Për Haradinajn nuk ka komentuar, kurse fjalë të mëdha ka folur për zv/kryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacollin.

“Haradinajn nuk e njoh. Me Thaçin kam punuar dhe mund të them se kemi pasur raporte të drejta”, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net

Kurse për Pacollin, ka thënë se kur flet me të, është sikur të jenë të një nëne.

“Sikur të na kishte lindur një nënë. Ai flet aq bukur, sa kur jemi vetëm un e ai, ndihem keq.  Porse, sapo të dalë nga takimi, ai ankohet se unë ia prish konceptet. Thotë se ‘sapo bëj diçka unë, Daçiq shkon dhe e tërheq një njohje’”, ka thënë ministri i jashtëm serb.

Ai tutje ka folur edhe për diskutimet me Kosovën. Ka thënë se ditëve në vazhdim priten shumë diskutime të rëndësishme në këtë aspekt.