Me shkallë dhe litar nga Shqipëria në Francë për të nxjerrë kushëririn nga burgu

03.01.2017 23:06:44

Një shqiptar në Francë është dënuar me 4 vite burg nga Gjykata penale e Tournai pasi ndihmoi kushëririn e tij që të arratisej nga burgu.

Në mbrëmjen e 10 prillit 2016, shqiptari i burgosur me iniciale T.T u përpoq të arratisej nga burgu. Dhe për këtë do ta ndihmonte kushëriri i tij B.B 26 vjeç, i cili kishte shkuar enkas në Francë nga Shqipëria.

Ai kishte marrë me vete një shkallë, litar dhe një prerëse të telave për të hyrë në oborrin e burgut. Por, plani i tyre dështoi pasi u zbuluan nga policia.

Ata u kapën kur po kapërcenin muret. Të burgosurit T.T iu gjet një armë, i cili tha se nuk kishte ndërmend ta përdorte.

I përfshirë ishte edhe një person i tretë, i cili i shpëtoi policisë dhe nuk është identifikuar kurrë.