Më shumë se 20 mijë persona kanë ndërruar jetë nga coronavirusi në Francë

20.04.2020 20:25:18

Numri i viktimave nga coronavirusi në Francë u rrit në 20,265, tha të hënën Jerome Salomon, drejtori i agjencisë shëndetësore të vendit.

Sipas mediave të huaja,Salomon ka potencuar se epidemia e coronavirusit ka vrarë më shumë njerëz në Francë sesa çdo epidemi tjetër sezonale, përfshirë ‘valën e nxehtë’ të vitit 2003 që i mori jetën 19 mijë personave në të gjithë vendin

Raportohet se numri i personave të infektuar, përfshirë atyre që janë shëruar dhe që kanë vdekur, ka shkuar në 114,657.