Media gjermane: Kulisat e dasmës së vajzës së Erdogan. Ja pse u ftua Kryeministri Rama

09.01.2017 12:33:22

Menjëherë pas shuplakës që kryeministri Edi Rama morri nga kancelarja Merkel, me rastin e hapjes së negociatave për anëtarësim, ai përmendi “faktorë të tretë”, të cilët ekzistojnë në Ballkanin Perëndimor të cilët janë gati të zënë vendin e Bashkimit Europian. Në deklaratat e tij të më pasme Rama u bë më specifik duke përmendur Rusinë, por “harroi” të artikulonte edhe Turqinë e mikut të tij Erdogan.

Në një shkrim të sotëm gazeta e madhe gjermane  Der Spigel, qw analizon kryeministrat autoritarw të Ballkanit Perëndimor, mes të tjerave zbulon edhe qëllimin e politikave të Erdogan në këtë rajon, veçanërisht në Bosnjë dhe Shqipëri. Mes të tjerave në shkrim theksohet, se në mënyrë të fshehtë ai ka shfrytëzuar dasmën e vajzës së tij për të biseduar me kryeministrin e vendit tonë Edi Rama dhe një përfaqësi të lartë të Bosnjës. Politikat e rikthimit të “perandorisë otomane” nga Erdogan tashmë janë të njohura, nëpërmjet një platforme politike, ekonomike dhe ideologjike, e cila po gjen zbatim gjithmonë e më shumë, veçanërisht në vende me ku ka popullsi myslimane siç është Shqipëria, Bosnja, Kosova dhe Maqedonia.

“Krejt ndryshe nga BE-ja i rregullon raportet me këta liderë të Ballkanit Perëndimor, presidenti turk Erdogan kur bëhet fjalë për sensin e traditës së vjetër ballkanike, në luftë për ta rikthyer atë në zonë interesi nën ndikimin e tij politik. Kur ai martoi vajzën e tij, shfrytëzoi rastin që për të krijuar marrëdhënie të forta pa rënë në sy, ai kishte ftuar në dasmë kryeministrin e Shqipërisë dhe udhëheqjen shtëtërore prej tre anëtarësh të Bosnjë e Hercegovinës, si mysafirë nderi”, thotë Der Spiegel në analizën e sotme për vendet e Ballkanit Perëndimor.