Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i policisë shqiptare nga viti 2015, i quajtur nga armiqtë e tij politike dhe personal Haki “Droga” e arbitër i fuqishëm në ‘Kanabistan’, siç është quajtur vendi i shqiponjave. Në vitet e fundit, Shqipëria është kthyer një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të kanabisit dhe furnizuesi kryesor i Europës me ‘bar’, sipas të dhënave. Të përfshirë në trafik kanë qenë drejtuesit e policisë lokale dhe ish ministri i Brendshëm. Skandal politik ky i shoqëruar me paradoksin e përfshirjes në trafik të shefit të policisë, njëkohësisht krahu i djathtë i ministrit të shkarkuar.
Për memorien e lexuesve italianë, Haki Çako u kthye në personazh ndërkombëtar në qershor të vitit 2016, kur u pezullua nda detyra (pak ditë e më pas u rikthye në detyrë), i akuzuar se lejoi futjen në vend të aparaturave që ishin në gjendje të përgjonin telefonat celularë. Pajisje përgjimi italiane të futura në Shqipëri dhe që përfshinë policitë e të dyja anëve të Adriatikut, për të cilat “Remocontro” bëri raportime të hollësishme. Rrëmujë që nuk është sqaruar asnjëherë që nga ajo kohë.
Mes skandalit dhe luftës për pushtet
E gjitha lind nga përfshirja e ish-ministrit Saimir Tahiri dhe të besuarit të të tij, në trafikun e drogës. Logjika politike dhe kërkesat parlamentare kërkonin që shefi i policisë të ndiqte fatin e ministrit të tij, por mbështetja e Kryeministrit Edi Rama, i dha Haki Çakos forcë për të rezistuar nga shkarkimi deri dje.
Në mes është përplasja me ministrin e ri Fatmir Xhafaj. Në Shqipëri, shumë raporte politike formale rregullohen nga çështjet familjare dhe klanore.
Prishja e marrëdhënieve mes të dyve u bë publike gjatë vizitës së ministrit tonë (italian) në Shqipëri. Xhafja e priti Minniti-n i vetëm. Haki Çako u përjashtua edhe nga takimet në të cilat u fol pikërisht për trafikun e drogës Shqipëri-Itali.
Minniti, ish-shefi i ‘spiunëve’ italianë, dhe SHISH, shërbimi sekret shqiptar (i shkollës italiane), tregoi 128 policë të përfshirë në “lidhjet me kanabisin”. Shefi i policisë nuk ishte dhe nëse ishte, a flinte gjumë?
Arroganca kriminale e shfaqur
Një tjetër episod që rëndon besueshmërinë e Haki Çakos është kryengritja e Elbasanit. Policia u sulmua nga banda lokale, pa pasur forcë të reagonte. Një episod që tregoi degradimin e ‘uniformave blu’, të denoncuar asokohe nga mediat shqiptare. Për këto fakte të rënda, munguan arrestimet e ‘kokave të mëdha’, ndërkohë mediat shqiptare raportuan se shumë agjentë policie kishin refuzuar të bënin pjesë e “Tas Forcës” të formuar për të luftuar krimin, për shkak të mosbesimit ndaj kupolës së policisë.
Mediat raportuan edhe ‘IMSI Catcher’, pajisja e përgjimit italian e futur ilegalisht në Itali dhe e përdorur për përgjime, që edhe sot mbeten të panjohura. Pajisja u përdor nga agjentët e policisë me urdhër të Haki Çakos që asokohe, gusht 2016, i shpëtoi arrestimit “falë një sulmi të ashpër politik” kundër gjykatësve dhe prokurorëve.
Kush e di se çfarë sekretesh fshihte Haki Çako për të qëndruar në detyrë… Kush e di se çfarë sekretesh di ai vendosi shkarkimin e tij. Artikull i “Remo Contro”