Media serbe e cilëson Shqipërinë si perlë të turizmit ballkanik

18.12.2016 17:23:18

Media serbe, B92, ka shkruar një artikull për turizmin në Shqipëri.

Sipas medias në fjalë, Shqipëria është një nga shtetet më të bukura të Mesdheut.

Në artikull thuhet se Shqipëria është kthyer në një vend mjaft të lakmuar nga ana e turistëve.

Të ardhurat nga turizmi, thuhet në shkrim, sa vijnë e rriten për çdo vit. B92 thekson se Shqipëria ka 450 kilometër bregdetare dhe se laget nga Deti Adriatik dhe Jon.