Mediat hungareze pasqyrojnë vizitën e Veselit në Budapest (Foto)

05.11.2016 23:38:26

Vizita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli në Hungari është prezantuar në shumicën e medieve hungareze, ndërsa fokus i veçantë i është dhënë mbështetjes që Hungaria i jep Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane dhe për liberalizimin e vizave.

Agjencia më e madhe e lajmeve në Hungari, Hirado, e ka mbajtur gjatë tërë ditës në ballinën e saj vizitën e Veselit në Budapest si dhe fotografinë tij me homologun hungarez.

Po ashtu, disa media lokale kanë raportuar se shteti i Hungarisë e ka pritur aq ngrohtë udhëheqësin e Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli saqë si rrallë herë e ka vendosur flamurin e Kosovës në hyrje të ndërtesës parlamentare dhe ka angazhuar eskortën më prestigjioze për shoqërimin e Veselit gjatë qëndrimit në Hungari.

kadh1kadh2