Mediat japoneze: Koreja e Veriut ka lansuar sërish një raketë

28.07.2017 19:46:52

Koreja e Veriut dyshohet se sërish ka lëshuar një raketë, njoftoi transmetuesi shtetëror japonez NHK.
Siç njoftoi televizioni japonez, është e mundur që raketa ka ra në ujërat që i përkasin zonës ekonomike të Japonisë, transmeton KosovaPress.

Pentagoni amerikan ditë më parë ka bërë të ditur, se Koreja e Veriut është duke përgatitur testimin e një rakete tjerët ndërkontinentale, pas testimit të parë.

Sipas zyrtarëve të SHBA-ve Koreja e Veriut po bëhet çdo herë e më e rrezikshme, ndërsa kanë paralajmëruar se durimi është duke u sosur.