Mediat serbe: Haradinaj do të qëndroj në paraburgim 18 ditë

06.01.2017 14:32:35

Ramush Haradinaj do të qëndroj në paraburgim të paktën 18 ditë. Kështu raporton mediumi serb Tanjug ndërsa kjo do të varet nga vendimi i gjykatës franceze, e cila do të veprojë në përputhje me normat e tyre penale dhe dispozitat e Konventës Evropiane për Ekstradimin.

Procesi i vendosjes rreth kërkesës për ekstradim e Haradinajt do të kryhet sipas rregullave të Konventës Evropiane për Ekstradimin, ka konfirmuara për Tanjug  prokuroria serbe.