Mediat serbe: Kosova kushtëzon dialogun me njohje dhe dëmshpërblim të luftës

26.10.2016 19:04:58

Shqiptarët e Kosovës dolën me kërkesa ndaj Beogradit, pa plotësimin e atyre kërkesave ata nuk do të bien dakord për të vazhduar dialogun në Bruksel, shkruan “Veçernje Novosti”.

Siç thuhet, në mesin e kërkesave është edhe pagesa e dëmshpërblimeve të luftës dhe garancia që anëtarësimi i Serbisë në BE të jetë i kushtëzuar me “njohjen e shtetit të Kosovës”, transmeton lajmi.net

Gjithashtu, synohet që të vendosen kufijtë mes “shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, të ketë bashkëpunim në fushat me interes “për të dy vendet”.

“Novosti” shkruan se shqiptarët, pa përmbushjen e këtyre kushteve nuk do të bien dakord për fazën e ardhshme të dialogut me Beogradin.