Mediat serbe: Kroacia do të trajnojë Ushtrinë e Kosovës (Foto)

10.07.2017 14:07:01

Mediat serbe sot ka publikuar shkrime sipas të cilave Kroacia do ta trajnojë Ushtrinë e Kosovës.

Duke cituar burime të mirë-informuar në qarqet ushtarake dhe politike në Zagreb, gazeta “Vecernje Novosti” thotë se në qoftë se Perëndimi i jep dritën e gjelbër Kosovës për të transformuar Forcën e Sigurisë së Kosovës në Ushtri, trajnimi i kësaj ushtrie do të bëhet nga Kroacia.

Këto burime thonë se Kroacia nuk do të ndërhyjë në marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës.

“Çdo gjë do të jetë si më parë, ushtria kroate do të hapë dyert për trajnimin e trupave nga Kosova dhe kohë pas kohe do të organizohen disa stërvitje” citohet të ketë thënë një ekspert i mirëinformuar ushtarak.

Sipas kësaj gazete, në këto trajnime do të marrin pjesë vetëm ata ushtarak nga Kosova që e dinë gjuhën kroate.